Kjo konferencë vjetore është programi i vetëm që na bashkon një herë në vit për të ndarë idetë dhe çështjet tona të biznesit në shitje. Ne kemi përvojë të jashtëzakonshme nga konferencat e viteve që lamë pas, ku ishin mbi 500 pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe rajoni. Në Konventat e mëparshme, ne kishim folës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Zvicra, Gjermania, Britania e Madhe, SHBA, Kanadaja, India dhe Izraeli. Konventat i ndihmuan të gjithëve në zhvillimin dhe realizimin e bashkëpunimeve të reja dhe pozitive me njëri-tjetrin.
Konventa do zhvillohet për të katërtën herë live në sallë dhe virtuale-online. Këtë herë pritet të jenë mbi 1000 pjesëmarrës me profesione të ndryshme dhe kompani të industrive të ndryshme të shitjes, siç janë: bankat, kompani të sigurimit, retail, prodhuese, FMCG si dhe pjesëmarrës individual me profesione te ndryshme.
Edhe këtë vit do të ketë folës nga vendet e ndryshme si dhe shumë sipërmarrës dhe ekspert të suksesshëm vendor. Unë së bashku me folësit mysafirë do ti ndajmë eksperiencat dhe do të diskutojmë për idetë kreative për zhvillimin e biznesit, si dhe me këshilla për sukses në karrierë. Ne, brenda këtyre viteve kemi arritur të krijojmë një familje të madhe me të gjitha kompanitë në industrinë e shitjes.
Prioriteti ynë është promovimi i ideve të reja inovative për zhvillimin e industrisë dhe rritjen e produktivitetit.