VENERA LLUNJI – Eksperte për M. Ndërkombëtare

VENERA LLUNJI – Eksperte për M. Ndërkombëtare

Venera (Kabashi) Llunji Ka mbaruar Fakultetin Filologjik, Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Angleze, ndërsa studimet e magjistraturës në Universitetin e Kalgarit në Kanada.

Ka përfunduar specializimin për Metodat bashkëkohore të mësimdhenies në Bournemouth, Angli, një specializim tjetër në Programin Zhvillimor për Udhëheqje të Lartë dhe Shkollën për Integrime Evropiane në Prishtinë.

Në vitet 2002-2005 ishte këshilltare politike në Ministri të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa në vitet 2008-2010 këshilltare politike në Ministri të Punëve të Jashtme.

Ka përkthyer tre libra nga fusha e politikës : “Meritojmë Mëvetësi”, “Republika e Kosovës” dhe “ Helmimi- gjenocid modern”.

Në vitin 2005 është shpallur Qytetare Nderi e qytetit Kalgari në Kanada.

Ka dy tituj doktoral, njërin në Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike dhe tjetrin në Gjuhësi dhe Letërsi Angleze. Është profesoreshë në Kolegjin AAB dhe në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2018 u emërua prorektore për bashkëpunim dhe marrëdhënie ndërkombëtare në kolegjin AAB.

Events Joined