Stiv Sterjo: GOOGLE CLOUD – INXHINIER I SHITJES

Stiv Sterjo: GOOGLE CLOUD – INXHINIER I SHITJES

Google – Sales Engineer

Stiv Sterjo është një pionier inovacioni i dashuruar me të rejat e teknologjisë dhe optimizmin e proçeseve. Ai ka eksperiencë disa vjeçare në fushën e transformimit dixhital, inteligjencës artificiale, dhe modernizimin e kompanive.

Këto aftësi i ka përfituar nëpërmjet roleve të tij, ndër të tjera si Drejtor i Përgjithshëm i Analitikës tek divizioni i inovacionit të Telefónica, ku ishte përgjegjës për ndërtimin e një platforme komplekse dhe formimin e një ekipi të përzgjedhur.

Tani ai është Drejtues Teknik i projekteve multi-milionëshe tek Google Cloud. Ky rol ka një funksion të trefishtë: krijimi i marrëdhënieve për shitjen e produkteve apo shërbimeve ndaj klientëve, ndërtimi i arkitekturës teknike për modernizimin e infrastrukturës IT, si dhe drejtimin e partnerëve në zbatimin e projektit.

Duke i shtuar kësaj eksperience edhe certifikimet dhe trajnimet e shumta mbi menaxhimin dhe teknologjinë, Stivi ka mbledhur njohuritë e duhura për kulturën e punës, motivimin e punonjësve, dhe shitjen mëpërmjet emocionit.

Megjithatë, dëshira më e madhe e tij është të kontribuojë në zhvillimin e njerëzve në këto fusha, dhe në veçanti diasporën shqiptare nëpër botë.”