Dritan Mezini: DM Consulting Services / TRAJNER & FOLËS

Dritan Mezini: DM Consulting Services / TRAJNER & FOLËS

Dritan Mezini është diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Informatikës. Ai gjithashtu mban dy diploma Master  – në Administrim Biznesi me përqëdrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit nga Universiteti i Illinoisit Perëndimor (WIU) në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve nga Keller Graduate School of Managment, në DeVry University of Chicago, IL, SHBA. Me një përvojë të pasur mbi 25 vjet, Z. Dritan Mezini sjell ekspertizë të thelluar në fushën e sipërmarrjes, të menaxhimit të projekteve, të burimeve njerëzore si dhe të transformimit dixhital. Së fundmi, ekspertiza e tij është zgjeruar dhe në përgatitjen apo këshillim të tregut për të ardhmen e punës dhe të aftësive.

  • Folës publik dhe trajner i spikatur;
  • Sipërmarrës, themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë DM Consulting Services;
  • Bashkë-themelues i platformës online të punës dhe karrierës duapune.com;
  • Trajner pranë Akademisë AGNA;
  • Trajner i ekipit të përzgjedhur nga z.Vasil Naci tek Mjeshtëro Biznesin;
  • Trajner pranë Akademisë Globale të Sipërmarrjes (GEA);
  • Trajner prane Akademisë së Komitetit Olimpik Shqiptar;
  • Trajner dhe mentor pranë Innovate Albania dhe HapIde Combinator për startup dhe inovacion.