Fatos Berisha: SALESFORCE – DREJTOR KONSULENCE

Fatos Berisha: SALESFORCE – DREJTOR KONSULENCE

Fatos Berisha – SALESFORCE: Drejtor i Konsultenteve te Trajnimit

U lind në Prishtinë, ku jetoi deri në përfundim të shkollës së mesme në fillimin e viteve të 90-ta.

Ai pastaj u largua nga Kosova, fillimisht në Paris dhe përfundimisht në Londër, ku edhe jeton e punon sot. Studimet i kreu në lëminë e matematikës dhe neuro-shkencave, në të cilën i mbaroi edhe dy tituj master (MSc në King’s College London dhe London School of Economics, dhe MRes në University College London) dhe doktoraturën (PhD në University College London).

Në vitin 2008 ai e filloi karierën në industrinë e konsulencës e shërbimeve teknologjike dhe softuerit për biznes, së pari në kompaninë multinacionale franceze Capgemini (capgemini.com) e pastaj në CGI (cgi.com) dhe disa kompani amerikane të softuerit të biznesit. Në vitin 2016 kaloi në Salesforce ku gjendet edhe sot dhe ku punon si Drejtor i konsulentëve të transformimit për Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë (EMEA), kryesisht duke punuar me klientët e mëdhenj e strategjikë të Salesforce-it në këtë regjion.